Nuk ndalet ‘Raketa’ kosovare, i jep epërsinë Kosovës ndaj Bullgarisë

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Bullgarisë me supergolin e Milot Rashicës.

Marketing

Një krosim nga e djathta nga Mërgim Vojvoda nuk e spastroi si duhet mbrojtësi bullgar e këtë situatë për mrekulli e ka shfrytëzuar Rashica, shkruan Reporteri.net

Rashica shënoi në minutën e 15-të të ndeshjes, ndërsa në këtë mënyrë iu gëzua golit trajneri Bernard Challandes.

Kosova e ka nisur mirë këtë takim qysh nga fillimi pasi është më kërkuese.

Në anën tjetër, Republika Çeke është duke fituar 1:0 ndaj Malit të zi.