Ballina Sport Nuk ndalet Shkupi, fiton dhe merr kreun e tabelës (VIDEO)

Nuk ndalet Shkupi, fiton dhe merr kreun e tabelës (VIDEO)

Skuadra shqiptare Shkupi është lider i ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll. Shkupi shënon fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër Pelisterit nga Manastiri, në takimin që u luajt në stadiumin “Çair”. Për katër ndeshjet e deritashme shkupjanët nuk njohin humbje, regjistrojnë tri fitore dhe një barazim.
Shkupi ishte superior në ‘Çair’ kundër Pelisterit. Në fund, mbrojtja e fortë e mysafirëve nga Manastiri u thye nga Dembo Darbo i cili realizoi për fitoren e madhe në minutën e 88-të të ndeshjes. Ai ishte pozicionuar më së miri në zonën e rreptësisë dhe nga afërsia me një goditje me kokë tronditi rrjetën e Davor Taleskit.

Marketing

Shkupi kishte shumë raste, sidomos në minutën e 42-të Iseni nuk arriti të shënojë nga penalltia.

Shkupi kryeson tabelën me 10 pikë, ndërsa Pelisteri është në pozitën e 7-të me 5 pikë.

Akademia Pendev shënon fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Struga Trim & Lum. Struga Trim & Lum është në vend të nëntë me 4 pikë, një më shumë se Akademia që gjendet dy pozita më poshtë.

Exit mobile version