Nuk pagoi në pikëpagesat rrugore,kallëzim penal ndaj zyrtarit policor nga Koçani

Punonjës i MPB-së në pozitën Udhëheqës i Departamentit për Inteligjencë Kriminale, Statistikë dhe Dokumentacion në Repartin e Policisë Koçan –  Shtip, më 11.07.2024, në disa raste me automjetin e tij privat ka kaluar në pikat e pagesës rrugore në Kadrifakovë dhe Preod pa paguar biletë.

Marketing

Të punësuarve në pikat pagesore u ka treguar vetëm legjitimacionin. Kjo shihet edhe në videon e publikuar nga MPB.

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se kjo që po ndodhë është e turpshme ndërsa shtoi se sado që duket se po luftojmë krimin e vogël, para së gjithash duhet të tregojmë se po luftojmë gjithçka që është e rëndësishme për qytetarët tanë.

“Me vjen turp. Procedurat për të keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në këtë mënyrë janë vërtet të turpshme. Nëse një zdrukthëtar mund të paguaje biletën apo ndonjë grua që punon në cilindo Institucion privat mund të paguaje biletën rrugor apo cilido qytetarë i vendit mund të paguaje biletën rrugor, e ka patjetër të paguaje edhe çdonjëri që është i punësuar në MPB. Ky kallëzim penal është tregues se po përpiqemi realisht t’i luftojmë të gjitha ato abuzime brenda institucioneve që kanë ndodhur shumë vite më herët. Nëse kemi rënë dakord që duhet të paguajmë biletën rrugore, duhet të paguajmë”, tha Pançe Toshkovski – Ministri i Punëve të Brendshme.

Ky nuk është rasti i vetëm me keqpërdorimet në pikë pagesat rrugore nga ana e punonjësve të MPB-së.

Javë më parë, policia ka ngritur 18 kallëzime penale ndaj 12 policëve dhe 6 të punësuarve në pikën e pagesës rrugore Rramanli për shkak të mos pagesës së biletës në këtë pikë pagesë rrugore./ Alsat.mk

Marketing