Nuk përballon dot fyerjet, Mickoski heq dorë nga Twitter

Lideri i VMRO DPMEN-së, Hristijan Mickoski ka hequr dorë nga Twitter dhe ka një arsye shumë të fortë për vendimin që ka marrë.

Marketing

Sipas liderit të opozitës maqedone ai nuk do ta përdorë më Twitter pasi mori një valë sharjesh nga komentuesit.

“Për shkak të retorikës vulgare dhe gjuhës së urrejtje, unë do të mbyllë rrjetin social Twitter. Kërkoj falje të gjithëve dhe ju keni të drejtë të mendoni në mënyrën tuaj dhe të ndryshme, por një gjuhë e ashpër do të thotë një shpirtë i ftohur. Bëni veten të rahat, do të jeni më mirë. Lamtumirë.”- është shprehur Mickoski.

Mickoski kishte afro 2 mijë ndjekës në Twitter, por ai do të vazhdon të mbajë të hapur llogarinë facebook ku ka rreth 34 mijë ndjekës.

Marketing