Nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj thotë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të “piqen” kushtet. Sipas tij, kjo varet edhe nga puna që bën Qeveria e Kosovës, por Limaj vlerëson se aktualisht kjo e fundit është duke i kryer punët e veta.

Marketing

“Zgjedhjet vijnë kur të piqen kushtet. Natyrisht me rregulla është zakonisht me afatet ligjore, çdo katër vite ka zgjedhje. Por, kjo nuk është diçka fikse, gjithmonë varet nga zhvillimet. Zhvillimet e gjithmbarshme në vend, zhvillimet nga funksionimi i Qeverisë, nga puna që bën Qeveria e Kosovës nga detyrat që i kryen. Praktikisht, duhet të krijohen para kushte nëse do të ketë nevojë për zgjedhje, tani për tani Qeveria është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Limaj.

Megjithatë, Limaj nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve. Sipas tij, Kosova ka traditë të shkuarjes në zgjedhje ende pa përfunduar mandati i saj