Aktori i famshëm turk ka përfunduar në spiatl pasi është rrahur nga një fans i tij. E gjithë ngjarja erdhi pasi Nejat Işler nuk pranoi të bënte një foto me fansin.
Nejat Işler është një nga aktorët më të ndjekur turk. Me siguri ju kujtohet në filmin “Hakmarrja”, ku luante përkrah aktores Beren Saat.
Mirëpo fati nuk ka qenë në anën e aktorit të famshëm turk para disa ditëve kur ka përfunduar i rrahur keq nga një fans i tij.
Gjithçka erdhi si pasojë e refuzimit të aktorit, kur fansi në fjalë i kërkoi një foto. Kjo ka sjellë acarimin e burrit, i cili e ka rrahur shumë rëndë, aq sa aktori përfundoi në spital me plagë të shumta në fytyrë. Mediat turke bëjnë të ditur se Işler po e merr veten, por ajo që përjetoi ishte vërtet e rëndë.