Nuk pritej, Alba kërkon largimin nga “Ferma VIP” ?

Fermerja më e zhurmshme e këtij sezoni të “Ferma VIP 2”, Alba Pollozhani, ka kërkuar të largohet nga ferma sot.

Marketing

Gjatë natës së mbrëmshme, ajo i dha një puthje në buzë Limit dhe i tha se kjo ishte gjëja e fundit që do të bënte në “Fermë…”, duke paralajmëruar largimin e saj pas disa ngjarjeve që kanë ndodhur edhe pse, sipas saj, mban ende një inat të madh për gjithë rrjedhën e situatave brenda shtëpisë.

Alba ka disa ditë që po e mendon largimin, sidomos pas prime-it të kaluar, kur moderatorja e mori në plevicë dhe i tregoi se asnjë nga familjarët e saj nuk kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh mbështetës. Kjo ishte një goditje emocionale që Alba e përjetoi shumë rëndë.