Naim Murseli nuk është shfaqur që një vit në publik. Ai nuk shfaqej edhe kur mbaheshin seanca për caktimin e masës së paraburgimit.
Murseli, si i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, sot është sjellë nën masa të rrepta sigurie për në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në këtë seancë, të akuzuarit pritet të deklarohen për fajësinë e tyre.
Ajo çfarë është vërejtur nga pamjet të cilat ju sjell Insajderi, është ndryshimi drastik i Naim Murselit.
Shihni videon më poshtë: