“Nuk vlerësohesh për zërin që ke”, përgjigjet Fifi: Secili e merr atë që i takon

Filloreta Raçi – Fifi po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun.

Marketing

Këngëtarja nga Ferizaj u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.

Një nga pyetjet ishte rreth asaj se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh potencialin që ka.

“A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton. Me zërin që ke”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Artistja u përgjigj: “Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë”.

Autorja e “Maniak i dhimbjes” theksoi: “A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

Sidoqoftë, Fifi ka një karrierë të begatë, ku numëron një sërë hitesh.

Marketing