Në 24 orët e fundit të parashikuara për kontroll për veprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë , sipas nenit 206 të Kodit Penal, janë zbuluar 14 persona të cilët në mënyra të ndryshme e kanë shkelur orën policore dhe dispozitat e ngjashme që paraqesin numër më të madh nga fillimi i masës më 22 mars, informon sot policia e Tetovës. Për të gjithë do të ketë padi penale përkatëse.
Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë, citoi se njëherit në bazë të kontrollit të mbajtjes së obligueshme të pajisjes mbrojtëse me maska për fytyrë janë dhënë vërejtje për 17 persona.
Në kapacitetet akomoduese në Kodrën e Diellit në karantinë të obligueshme shtetërore nuk ka persona të rinj, ndërsa dy persona e kanë kaluar karantinën e obligueshme 14 ditëshe.
SPB Tetovë ka regjistruar 11 raste të reja të cilët kanë marrë vendim për izolim në shtëpi nga Inspektorati shëndetësor dhe sanitar shtetëror, ndërsa janë kryer 66 kontrolle. Shtatë njerëz kanë nënshkruar deklarata për vetizolim në shtëpi, ndërsa është kryer edhe kontroll i 68 personave.