Partia Demokracia e Re dominon bindshëm ndërsa janë numëruar rreth 50 përqind e kutive të votimit.
Partia e kryeministrit aktual grek Kyriakos Mitsotakis ka siguruar deri më tani 41% të votave, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s, parti e cila deri më tani ka arritur 27.05% të votave.
Forca e tretë është PASOK/Lëvizja Ndryshim me 12,5%, e ndjekur nga KKE me 7,5% dhe Zgjidhja Helenike me 5.3%.
Siç duket nga vlerësimi i rezultateve, partia Demokracia e Re mbledh 145 mandate, SYRIZA ka siguruar 71, PASOK 44, KKE 24 dhe Zgjidhja Helenike me 16 mandate.
Rezultatet e para sipas Exit Polleve:
Demokracia e Re nga 37,5% – 41,5%
Syriza nga 23,5% -27,5%
Pasok Lëvizja për Ndryshim 11,5% -12,5%
ΚΚΕ 6,5% – 7,5%
Zgjidhja Greke 4,3% – 5,3%
MeRA 25 2,5% – 3,5%
Lundrimi i Lirisë 2,5%-3,5%
Fitorja 2,5% – 3,5%