Numri i lartë i të infektuarve me COVID riaktivizohen spitalet modulare

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje brenda 24 orëve të fundit. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 26 pacientë. Në mbarë vendin nga 5.780 teste të kryera janë regjistruar 588 raste të reja me Covid-19, apo mbi 10% e të testuarve dolën pozitiv.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë

“Shkup 230, Tetovë 101, Gostivar 82, Kërçovë 48, Dibër 17, Ohër dhe Strumicë nga 16, Kumanovë 15, Strugë 11 dhe në 15 qytetet tjera janë shënuar raste një shifror.”

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 159.269 raste, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, kurse 5.521 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.135 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë

“Sot kanë ndërruar jetë 8 pacientë. 2 nga Tetova, 2 nga Gostivari, nag 1 në Shkup, Prilep, Kërçovë dhe Veles. 7 prej tyre ndërruan jetë në kushte spitalore, 1 në shtëpi”

Me rritjen e numrit të të infektuarve, ndjeshëm janë shtuar edhe numri i të shtruarve që kërkojnë ndihmë për një terapi intensive barnash dhe terapi oksigjeni.

Nevoja për të siguruar një shtrat spitalor në repartet infektive ka bërë që të rihapen qendrat për kovid. Sot u hapen dyert edhe të modulares në Kumanovë.

“Numri ka filluar të rritet në mënyrë rapide, kërkesa është për një shtrat më tepër. Kapaciteti i Infektives 1 ku bëjmë triazhën e gjithë pacientëve është stërmbushur dhe tani duhet të kemi vende të tjera. Fluksi është i madh, por tash ndoshta për shkak se kurbetçarët do të kthehen ndoshta do të na drejtohen situata. Sepse frekuentimi i dasmave, i mysafirëve lokal dhe turistëve të huaj që kanë ardhur është në numër të madh dhe kjo dendësi e popullsisë do të na sjell shumë më tepër telashe”- deklaroi Aliriza Osmani, Infektolog.

Sipas raporteve të ISHP-së në javën e parë të gushtit janë katërfishuar shifrat e të prekurve nga Covid19. Nga 36,737 testime ose 22% më tepër pozitiv kanë rezultuar 1,658 pacientë në 27 qytete. Incidenca më e lartë javore është shënuar në Shkup apo 87 të prekur në 100 mijë banorë. Por rritja më e shpejtë e rasteve nga periudha 2-8 gusht është shënuar në Tetove apo mbi 200 të prekur në 100 mijë banorë, pason Gostivari, Kërçova, Kumanova, Dibra dhe Ohri./alsat