Numri i rasteve aktive me Covid-19 nën 5000, nuk parashihen masa shtesë

Numri i rasteve aktive të regjistruara nga Kovid-19 në vend dje ra nën 5000 ndërsa është zvogëluar edhe në rreth pesë për qind të numrit të rasteve pozitive të virusit prej analizave të bëra. Në buletinin e djeshëm për Kovid prej 4.572 testimeve të bëra janë regjistruar 266 raste të reja të KOVID-19, 717 pacientë të shëruar, si edhe 15 persona të vdekur, prej të cilëve shtatë janë paraqitur në pajtim me regjistrin e Terminit tim.

Marketing

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, në pajtim me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik më shumë prej personave të sapoinfektuar 120 – janë nga Shkupi pas çka pasojnë Manastiri me 25, Prilepi 22, Ohri 20 dhe Kumanova dhe Kavadari nga 11.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar tetë persona që kanë vdekur prej të cilëve nga dy janë nga Strumica (56 dhe 76) dhe Kumanova (63 dhe 75) dhe nga një person i vdekur nga Shkupi (82), Prilepi (83), Manastiri (47) dhe Shtipi (83). Të gjithë personat e vdekur janë në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID nga fillimi i epidemisë është 222.932, numri i pacientëve të shëruar është 210.319, i të vdekurve është 7.894 ndërsa numri i rasteve aktive është 4.719. Më shumë raste aktive 2.375 ka në Shkup, ndërsa më së paku, gjegjësisht nga një – Pehçevë dhe Dojran

Rasti i parë i llojit Omicron të virusit SarsCoV2 në vend është zbuluar dje tek një burrë i ardhur nga Britania e Madhe. Autoritetet kompetente shëndetësore kanë bërë të ditur se nuk parashikohen masa të reja shtesë në vend gjatë festave të fundvitit dhe e vetmja rrugëdalje nga pandemia mbetet vaksinimi.

Të dhënat preliminare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se lloji omikron i koronavirusit mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave kundër Kovid-19, por ky lloj është më pak i rrezikshëm se lloji delta.