Numri i rasteve me KOVID-19 në botë tejkalon shifrën 4,5 milionë

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i infektimeve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë tejkaloi shifrën 4,5 milionë.

Marketing

Sipas të dhënave të publikuara, numri i vdekjeve ka arritur në 304.835, ndërsa numri i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 1,61 millionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur nga pandemia me rreth 1,42 milionë raste të diagnostifikuara dhe 86.970 raste të vdekjeve.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me 34.077 vdekje dhe Italia me 31.610 vdekje.

Gjithsej 27.459 persona kanë humbur jetën në Spanjë, ndërsa në Francë janë regjistruar 27.529 vdekje.

Në ndërkohë, Rusia është shteti i dytë më i goditur sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me rreth 263 mijë.

Kina, që është vendi ku virusi u shfaq për herë të parë, ka regjistruar 84.031 raste, prej të cilave 4.637 vdekje.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve, shumica e të infektuarve vuajnë nga simptoma të buta dhe shërohen nga koronavirusi.