Numri i përgjithshëm i personave pozitivë në virusin korona që nga fillimi i epidemisë deri dje me 132 të infektuarit e rinj, u rrit në 6.209. Për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.484. Gjatë 24 orëve të kaluara nga Kovid-19 humbën jetën 12 persona, me çka numri i atyre të cilët e humbën betejën me sëmundjen tani është 298.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërruan jetë dy pacientë nga Struga të moshës prej 60 dhe 66 vjet, pacient nga Tetova i moshës 49 vjeçare dhe një pacient nga Shkupi në 72 vjet.
Në SPQ “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë katër persona, tre pacientë nga Shkupi të moshës 56, 69 dhe 75 vjet dhe një paciente e vdekur e moshës 81 vjeçare. Në Gostivar ka ndërruar jetë një pacient në moshën 62 vjeçare.
Në spitalin në Kozle ndërroi jetë një paciente nga Shkupi e moshës 83 vjet, e cila rezultoi pozitive në virusin korona.
Dy të punësuar në spitalin e Kumanovës, përsëri janë pozitiv në Kovid-19, pasi paraprakisht në fillim të pandemisë e kaluan sëmundjen.
Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 20 pacientë të moshuar pozitiv në Kovid-19, dy fëmijë pozitivë dhe katër me simptoma të virusit.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 14 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 136. Në aparat respirator janë 11 pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 41 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 32 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 78 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Në Shkup deri më tani janë diagnostikuar me virus korona 3006 persona, ndërsa aktivë janë 1986, prej të cilëve më së shumti në komunën Çair rreth 420, pastaj vijnë Aerodromi, Buteli, Gazi Baba, Saraji, Qendra, Karposhi, Gjorçe Petrovi, ku numri lëviz prej 100 deri 150 të infektuar.
“Numri i të infektuarve me Kovid-19 në Shkup është në rënie të vazhdueshme, por kemi raste të reja në rrethinën e Tetovës, atë të Gostivarit, Shtipit, Resnjës dhe Manastirit. Kjo akoma mban numrin e të infektuarve pak më të lartë. Faktori i transmetimit që nga dita e djeshme përfshirë fundjavën kur kemi bërë analizën e fundit është nën 1 dhe është shumë e rëndësishme që ajo të qëndrojë në atë mënyrë. Absolutisht të gjitha rastet janë rezultat i mosrespektimit të masave. Duhet ta kuptojnë se vetëm duke respektuar masat do të dalim nga kjo krizë”,deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës së djeshme në Institutin për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Femijët – Kozle, që është qendra e re e KOVID.
Ai dje bëri të ditur se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e lejoi protokollin për organizimin e ngjarjeve publike të cilin javën e kaluar e propozuan përfaqësues të Shoqatës së Muzikantëve dhe organizatorë të ngjarjeve. Nga Komisioni është sjellë leje që të organizohen ngjarje publike me atë që vendi duhet të jetë i mbushur jo më shumë se 50 për qind të kapacitetit ku do të organizohet ngjarja.
Filipçe theksoi se protokolli i propozuar është solid sepse parasheh hyrje të kontrolluar në ngjarje, biletat do të shiten në mënyrë elektronike që të mos krijohen radhë dhe rrëmujë dhe është e obligueshme që të mbahen maska mbrojtëse.
Sa i përket kopshteve ministri Filipçe tha se ato nuk do të hapen së shpejti, për shkak të numrit të të sëmurëve.
Ai potencoi se vendimi që të bëhet skrining i të punësuarve ishte marrë në periudhë kur gjendja me virus korona lejonte që të mendohej për hapjen e kopshteve.
Të mërkurën më 1 korrik, do të hapen dy aeroportet në Shkup dhe në Ohër.
Udhëtarët do të duhet të vijnë tri orë para fluturimit, sepse kontrollet për shkak të masave mbrojtëse marrin më shumë kohë. Personat duhet të bartin maska mbrojtëse gjatë gjithë kohës së fluturimit, ndërsa kabinat e aeroplanëve, janë të pajisura me filtra të posaçme të cilët shkatërrojnë 99,9 për qind të viruseve dhe baktereve.
Greqia nesër do të hap shtatë vendkalime kufitare të kufijve tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë, Turqinë.
Sa i përket vendit tonë, do të hapet vetëm vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë), përderisa për vendet tjera të hapura do të jetë nga dy vendkalime kufitare.
Në Spitalin e montuar që gjendet afër Klinikës Infektive deri të mërkurën ose të enjten duhet të vendoset sistemi i mbështetjes oksigjeni, donacion i kompanisë e cila e siguron me oksigjen të gjithë qendrën klinike.
Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërnz sot në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve në vlerë prej 35.000 dollarë amerikanë, si mbështetje për uljen e përhapjes së KOVID-19.
Siç informohet nga PPRMV, në kuadër të këtij donacioni, gjykatat, AkadeMEDIAL për gjyqtarë dhe Prokurorit publike, Këshilli për prokuroritë publik, burgje dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve do të marrin fonde për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve dhe xheleve antibakteriale për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve.
Ambasada e SHBA-së në Shkup do të japë gjithsej 6.360 pako me nga gjysmë litër xheli antibakterial për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve, si dhe 400 mjete/tretës prej 10 litrash për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve, të blera nga prodhuesit vendas.
Kazino “Flamingo” Hoteli Gjevgjeli, anëtar i Grupit NOVOMATIK në Maqedoni i dhuroi donacion me mjete dezinfektuese në vlerë prej 20,000 eurosh Spitalit të Përgjithshëm të ISHP-së në Gjevgjeli, si pjesë e një fushate humanitare për të ndihmuar institucionet e kujdesit shëndetësor të përfshirë në luftën kundër virusit KOVID-19.
Ekziston një frikë në rritje në mes të popullatës në vend nga mundësia e infeksionit nge korona virus. Njerëzit janë skeptikë në lidhje me rreziqet dhe kërcënimet e virusit, dhe përkeqësimi i epidemisë ka zvogëluar mbështetjen e qytetarëve për qeverinë në trajtimin e tij, sipas një studimi të Gallup International Association të bërë në 19 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.
Situata e përkeqësuar, me një rritje të numrit të të infektuarve të rinj, ka ulur në mënyrë drastike numrin e skeptikëve që në fillim besuan se virusi ishte ekzagjeruar, nga 73 përqind në mars në 44 përqind në qershor, duke e lënë publikun të polarizuar. deri në fund të vitit jeta në vend ngadalë do të kthehej në normale (46 për qind). /MIA/