Numri i të shëruarve, më i lartë se i të infektuarve sot në Shqipëri

Këtë të enjte numri i të shëruarve ishte më i lartë se i rasteve të reja me koronavirus.

Marketing

Referuar njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 590 të infektuar të tjerë, pas testimit të 2.994 qytetarëve.

Numri i pacientëve që humbën jetën është 14, të moshave 57-84 vjeç.

Në spitalet COVID po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Marketing