Numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite rritet në 248, përfshirë 66 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gazën e bllokuar është rritur në 248, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet izraelite ndaj Gazës përfunduan pas një armëpushimi të arritur midis Izraelit dhe Hamasit.

Të paktën 1.948 njerëz janë plagosur, bëjnë të ditur nga ministria në një deklaratë në lidhje me humbjet njerëzore në sulmet 11-ditore izraelite.

Marketing

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit të ekipeve të mbrojtjes civile dhe mjekësore në Gaza morën vrull pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, armëpushim që hyri në fuqi në ora 2 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti erdhi pas 11 ditësh të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës.

Ushtria izraelite ka organizuar sulme ajrore në Gaza që nga 10 maj, duke lënë pas një gjurmë masive të shkatërrimi në të gjithë territorin bregdetar.



. .