Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrat nga fatkeqësia e Fukushimës në Japoni

Ky tërmeti ka tejkaluar shifrat nga tërmetet e tjera vdekjeprurëse, duke përfshirë fatkeqësinë në Fukushima të Japonisë më 2011, shkruan CNN.

Marketing

Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi brigjet e Japonisë, duke shkaktuar një cunami që shkaktoi një shkrirje bërthamore në termocentral dhe një lëshim të madh të materialit radioaktiv. Ishte katastrofa më e keqe bërthamore në botë që nga Çernobili më 1986.

Totali i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara dhe të zhdukurve ishte më shumë se 22 mijë (gati 20 mijë vdekje dhe 2.500 të zhdukur). Vdekjet u shkaktuan nga tërmeti dhe cunami fillestar dhe nga kushtet shëndetësore pas katastrofës.

Marketing