Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas testimit të 6.169 mostrave. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja të shënuara në javët e fundit.
Sipas njoftimit, po në 24 orët e fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë Kosova numëron 637 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.161 doza të vaksinës. Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 784.166 persona.