“Premtimet tona po bëhen realitet. Nesër në ora 12, do bëhet hapja e fushës së patinazhit.
Ftohen qytetarët e Gostivarit, që bashkërisht të bëhemi pjesë e këtij projekti.
Agjencia për rini dhe sport me realizimin e këtij projekti por dhe shumë projekteve tjera nëpër vendbanimet shqiptare dëshmon përkushtimin për përmirësimin e infrastrukturës sportive si dhe mbështetjen që jep për një rini më të shëndosh. – thotë Nura.