Nura: Projekti i pishinës në Kërçovë do të kushtojë 41 milion denarë

Dje në Kërçovë, për të njoftuar kryetarin Fatmir Dehari dhe qytetarët e Kërçoves se sot e martë më datë 11.02.2020 në ora 14:00 do të fillojnë punimet, pra vënia e gurthemelit për pishinën e qytetit”, njoftoi kështu zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura.

Marketing

Ky investim nga Agjencia për rini dhe sport me vlerë prej 41.000.000 milion denar do të realizohet me një dinamikë punuese që do zgjasë 18 muaj. Të dielën, edhe në Tetovë filluan punimet për pishinën e qytetit.

“Erdhi radha dhe e Kërçoves, le të jetë i mbar ky fillim për ndërtimin e pishinës së mbyllur. Për ne flasin veprat”, thekson kështu Nura gjatë qëndrimit në Kërçovë.