Nuredini: Aktivitetet e koordinuara, bashkëpunimi i institucioneve dhe masat konkrete të ndërmarra për menaxhim me mbeturinat

????????????????????????????????????

Sot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri Naser Nuredini dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasovski, mbajtën konferencë për gazetarë për aktivitetet e koordinuara, bashkëpunimin e institucioneve për menaxhimin e mbeturinave dhe për masat konkrete të ndërmarra.

Marketing

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor gjatë dy javëve të fundit u ka dhënë përparësi aktiviteteve nga fusha e menaxhimit të mbetjeve, si një nga kompetencat e institucionit, dhe ka ndërmarrë aktivitete shtesë për sigurimin e mbikëqyrjes së gjendjes dhe përmirësimin e kontrollit.

Për këtë qëllim, zhvilluam një takim koordinues me drejtorin e Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasoski, në të cilin u diskutuan në detaje mënyrat e mbikëqyrjes së sasive të mbetjeve të importuara, transituara dhe eksportuara në territorin e vendit dhe gjithashtu u diskutuan praktikat aktuale të zbatimit të kontrollit si dhe u arritën konkluzione për ndërmarrjen e aktiviteteve për forcimin e bashkëpunimit midis shërbimeve të ekspertëve në Ministri, Doganat dhe shërbimet e inspektimit, përmes rregullimit të saktë të procedurave të bashkëpunimit, raportimit dhe mbikëqyrjes së dërgesave të mbetjeve.

Inspektimi i jashtëzakonshëm i kryer dy ditë më parë në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është një shembull se si institucionet mund të veprojnë në mënyrë të koordinuar. Kështu, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në koordinim me ne dhe Drejtorinë e Doganave, bëri inspektim të jashtëzakonshëm të dërgesave të mbetjeve (RDF). U inspektuan dokumentet, u morën mostrat nga inspektorët dhe shërbimet doganore, dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve, të cilat do të bëhen të ditura për publikun menjëherë pasi t’i marrim ato.

Në ndërkohë, pasi u rrit shqetësimi i publikut për mbetjet që depozitohen dhe asgjësohen në Drisla, dhe ndryshimin e pronësisë dhe strukturës së menaxhimit, mbajtëm takimin tonë të parë me drejtorin e ri të emëruar javën e kaluar, u.d. Drejtori i Drisla – Shkup SHPK, Kosta Naçevski, ndërsa përfaqësues të Ministrisë dhe Inspektoratit shtetëror vizituan vendin.

Diskutuam situatën faktike në terren të deponisë, përkatësisht llojin, origjinën, sasitë dhe mënyrën e trajtimit të mbetjeve, si dhe sfidat në menaxhimin e ndërmarrjes. Drisla është deponi dhe sipas ligjit dhe lejes së punës nuk ka të drejtë të paraqitet si importues i mbetjeve. Në vendin tonë janë të ndaluara importet për depozitim dhe asgjësim.

Në drejtim të një kontrolli më të mirë të dërgesave jashtë vendit, ne inicuam kontakte me Ministrinë Bullgare dhe shprehëm gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin brenda kompetencave tona. Komunikim i ngjajshëm do të inicohet me të gjitha shtetet fqinje.

Përveç kësaj, në kuadër të kompetencave, administrata e mjedisit jetësor në kuadër të Ministrisë, është duke punuar në përpunimin e të dhënave për llojin dhe sasitë e mbetjeve të importuara, të eksportuara dhe të transituara përmes territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, përkatësisht regjistrave me personat juridikë që posedojnë licenca, me qëllim të krahasimit të tyre me institucionet e tjera përkatëse të cilat mbajnë evidencë të tillë.

Pasi të kontrollohen dhe verifikohen të dhënat, të njejtat do të jenë në dispozicion publikisht përfshirë licencat e lëshuara për import, eksport dhe tranzit të mbjetjeve si dhe sasinë e përdorur nga ajo e kërkuar.

Sa u përket mbetjeve të rrezikshme, Ministria ka dhënë leje për import të mbetjeve të llojit “bateri me plumb”, për persona të caktuar juridik të cilët posedojnë licenca për trajtimin dhe përpunimin e tyre. Të njejtat ripërdoren, shiten ose eksportohen si produkte bredna dhe jashtë shtetit.

Ndërsa, për sa i përket lëndës djegëse alternative – RDF, në shtetin tonë ka një instalacion që posedon leje për import të kësaj lënde djegëse në sasi prej 25,000 ton në vit.

Potencojmë që sipas ligjit aktual, lejohet import i mbetjeve të cilat mund të mënyrë të sigurtë të përpunohen, pa rrezikim të mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve, dhe gjithashtu në mënyrë të sigurtë të përdoren si lëndë e parë ose si burim energjie (sipas karakterizimit të BE-së të lëndëve djegëse alternative). Import i mbetjeve për depozitim dhe asgjësim nuk është i lejuar në shtetin tonë, dhe unë si Ministër nuk do të lejoj që shteti ynë të shëndrohet në një deponi për mbetje nga vendet tjera. Përkundrazi, ne do të lejojmë hapjen e tregut vetëm për zbatimin e parimeve të ekonomisë rrethore, pra përpunimin, ripërdorimin, riciklimin dhe mundësimin e heqjes së statusit si mbetje përmes përdorimit të tij ekologjik për një qëllim tjetër nga ai parësor-tha Nuredini.