Azbi Nuredini
Sikur BDI ti mbronte ish ushtarët e UÇK-së me këtë vrull që ka marrë në mbrojtje të BRANITELLIT Besnik Emini, sot Harun Aliu do ishte mes nesh, edhe Shaban Zenuni, edhe Xhemail Rexhepi, edhe shum ish ushtarë të UÇK-së!
Tyta e BRANITELLIT Besnik Emini ose predhat dhe plumbat e dalur nga dora e tij kundër shqiptarëve mund të ketë qenë shkaktar për rënien e ndonjë dëshmori të UÇK-së ose mbetja invalid përgjithmonë e luftëtarit në mbrojtje të drejtave elementare të kombit shqiptar!
Shum pyetje këto dit por asnjë asnjë përgjigje.
Çfarë borxhi u ka partia e dalur nga lufta BRANITELLAVE?!
Zgjohuni “komandanta” pranojeni se ka qenë gabim vendosja e BRANITELLIT në emër të UÇK-së në pozitën Gjeneral, e tani mos e përseritni gabimin duke e mbrojtë BRANITELLIN në emër të kombit, fundi fundit në ato karrige që deri dje ishit ulur i keni pas duke u thir në emër të UÇK-së e jo të BRANITELLAVE.
