Nuredini: Interkonektori është pjesë e pandashme e strategjisë sonë

Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo është pjesë e pandashme e strategjisë sonë për diversifikim të burimeve tona të gazit natyror dhe lidhjes së mëtutjeshme me vende të tjera fqinje, siç janë Shqipëria, Serbia dhe Kosova, me qëllim që të porosisim gaz, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini për interkonektorin me Greqinë, duke folur për gazetën greke “Ta nea”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Ministri shtoi se kjo, “dukshëm do të ketë përfitime ekonomike për të dyja vendet” dhe shfaqi bindje se së shpejti do të finalizohet.

“Ndjej kënaqësi të them se jemi dakorduar në mënyrë bilaterale për këtë projekt shumë të rëndësishëm për ne dhe tani presim miratim nga BE-ja. Me bashkëpunimin e mire të cilin e kemi si vende fqinje, mbesin vetëm formalitetet të cilat duhet të përmbushen, ndërsa në të ardhmen e afërt marrëveshja do të nënshkruhet”, tha Nuredini dhe shtoi se sapo të përfundojë ajo pjesë, do të mund të fillojmë ndërtimin.

Në intervistën me titull “Duhet të bashkëpunojmë edhe për energjinë e pastër”, pas pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Dellfit në Athinë, Nuredini sqaron se vendi ynë miratoi plan gjithëpërfshirës për qasje energjetike dhe klimatike, përqendrohet në distancimin e përdorimit të lignitit për prodhimtari të energjisë elektrike dhe investon në burime ripërtëritëse të energjisë, siç janë fotovoltaikët dhe mullinjtë me erë.

Potencoi se Maqedonia e Veriut varet nga ligniti, megjithatë në të ardhmen, gazi do të jetë faktor themelor në përzierjen tonë energjetike dhe shtoi se “sipas ambicies sonë për klimën, në masë të madhe investojmë në burimet ripërtëritëse të energjisë”, diçka që e ngrit çështjen për magazinim.

“Në atë pjesë hidrogjeni bëhet investim shumë premtues. Mund të ndihmojë në magazinimin e energjisë së burimeve ripërtëritëse të energjisë e cila i tejkalon nevojat. Por, gjithashtu do të ndihmojë që të ulen shpenzimet për transport. Jam shumë i lumtur që këtë çështje në Forumin Ekonomik në Dellfi, e ngriti kryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans. Dhe edhe më i lumtur janë që ministri i Energjetikës, Kostas Skrekas, e pranoi idenë që vendet tona të bashkëpunojnë edhe në këtë çështje dhe me mbështetje të BE-së, madje edhe të bëhen qendër për hidrogjen në të ardhmen”, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Sa i përket sfidave gjeopolitike në rajon, tha se nuk sheh shumë, sepse beson se “rajoni e di që për t’i përforcuar në mënyrë shtesë rrjetet dhe që të arrijmë prodhimtari më të pastër të energjisë, imperativ është që të bashkëpunojmë”.

“Disa vende do të mund të prodhojnë më shumë se sa që kërkojnë nevojat e tyre, ndërsa të tjerë do të duhet të importojnë, për këtë është me rëndësi që të angazhohemi drejtë lidhjes së ndërsjellë të linjave tona energjetike”, tha ministri Nuredini për gazetën “Ta Nea”.

Marketing