NUREDINI: Me reformat ligjore të zbatuara sigurojmë mbrojtje më të mirë ligjore dhe gjyqësore të mjedisit jetësor

Online sesija na Ohridskata shkola na prirodnoto pravo na tema "Osnovi na reformata na pravniot sistem vo RSM i ekoloshkata pravda". Naser Nuredini, Minister za zhivotna sredina i prostorno planiranje na RSM.

Drejtësia ekologjike në vete përmban përbërës ekologjik, ekonomik dhe social. Kjo Qeveri është e përkushtuar seriozisht në agjendën e gjelbër dhe gjetjen e një ekuilibri midis zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor – tha Nuredini në fjalimin hyrës në debatin njëditor me titull “Baza e reformës së sistemit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtësia ekologjike” u organizua dje nga Qendra për Kërkime Strategjike të ASHAM-it.

Marketing

Duke nisur nga fakti se mbrojtja e mjedisit jetësor është një nga parakushtet themelore për të gëzuar shumë të drejta të tjera njerëzore, ngjarja synonte të tërhiqte vëmendjen e publikut shkencor, profesional dhe të gjërë ndaj problemeve dhe sfidave në reformën e sistemit ligjor, veçanërisht për hapat e nevojshëm për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe gjyqësore të mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij Ministri Nuredini foli për reformën ligjore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka zbatuar intensivisht në të kaluarën.

Zbatimi më konsistent i parimit “ndotësi paguan” si parim bazë në të cilin bazohen ligjet në mjedisin jetësor, pastaj pako e ligjeve me të cilat rregullohet menaxhimi me mbeturinat, ekonomia qarkore si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për modernizimin e ekonomisë, përmirësimin e mëtejshëm të ligjeve për cilësinë e ajrit të ambientit, por edhe proceset për mbrojtjen e natyrës dhe rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në nivel shtetëror ishin temat kryesore për të cilat foli Nuredini.

Ngjarja, ashtu si vitet e kaluara u mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup, dhe gjatë ngjarjes fjalim patën edhe Akademiku Vlado Kambovski, udhëheqës i Qendrës për Kërkime Strategjike në ASHAM, Kate Byrnes Ambasadore e SHBA në Shkup, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, Ambasadori Clemens Koja, udhëheqës i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ekspertë të shumtë nga institucionet shkencore por edhe nga praktika si pjesë e Platformës për të Drejtën Ekologjike.