Nuredini: Miratuam strategjinë e parë afatgjate të klimës

Në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u miratua Strategjia e Parë Afatgjate e Veprimit për Klimën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila përcakton kontributin e vendit në përpjekjet globale, përmes rrugës drejt zhvillimit të gjelbër, të ulët karbonit dhe zhvillimit rezistent ndaj klimës, bazuar në informacionin më të mirë në dispozicion dhe në kontekstin e aderrimit të vendit në BE.

Marketing

Pasi këtë vit vendi dorëzoi kontributin e tij të rishikuar kombëtar drejt Marrëveshjes së Parisit, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zbaton detyrimin për të transferuar korrnizën ligjore të BE -së në sistemin e tij juridik kombëtar, përkatësisht korrnizën për klimën dhe energjinë deri në vitin 2030 me një perspektivë deri në vitin 2050.

“Vizioni afatgjatë i strategjisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një ekonomi e begatë, me karbon të ulët deri në vitin 2050, duke ndjekur rrugë zhvillimi të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës, duke forcuar konkurrencën dhe promovuar kohezionin social përmes veprimit për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e saj negative. “tha ministri Nuredini me rastin e miratimit të këtij dokumenti kombëtar.

I vlerësuar, qëllimi afatgjatë është të zvogëlojë emetimet kombëtare neto të gazrave serrë (përjashtuar emetimet e aviacionit dhe importit të energjisë elektrike) me 72% deri në vitin 2050 në krahasim me nivelet e 1990 (ose të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë me 42% deri në vitin 2050 në krahasim me 1990, duke përjashtuar sektorët e Pyjeve dhe përdorimeve të tjera të tokës dhe emetimet e aviacionit dhe importet e energjisë elektrike) dhe rritjen e reezistencës së shoqërisë, ekonomisë dhe ekosistemeve ndaj ndikimeve të ndryshimit të klimës.

“Këto investime do të krijojnë numrin më të madh të vendeve të gjelbra të punës në vitin 2035: 10.000 vende të gjelbra pune, që është 2.7 herë më shumë vende pune sesa numri aktual i të punësuarve në termocentralet me qymyr në vend. “Miratimi i strategjisë afatgjatë për veprimet klimatike hap rrugën për thithjen e fondeve nga Korrniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor,” shtoi Nuredini.

Strategjia afatgjatë e veprimit për klimën me Planin e Veprimit është zhvilluar me mbështetjen e fondeve nga Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit në përputhje me kërkesat për përgatitjen e një dokumenti të tillë në përputhje me Shtojcën IV të Rregullores së BE-së për qeverisjen e Bashkimit Evropian dhe veprimi për klimën, i shtrirë në aspektet e përshtatjes së sektorëve më të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe çështjeve të tjera horizontale. Aktivitetet e propozuara në fushën e zbutjes së ndryshimeve klimatike janë në përputhje me dokumentet e tjera strategjike dhe planifikuese në fushën e energjisë.