Nuredini: Në mesin e viktimave edhe 2 civilë, të lënduarit janë në gjendje stabile

Koordinatori i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini deklaroi sot se në mesin e viktimave nga zjarri në Spitalin modular, kishte edhe 2 civilë, të cilët nuk kanë qenë pacientë. Megjithëse sipas protokolleve është rreptësishtë e ndaluar vizita e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Në mesin e viktimave kishte edhe një mjek që punonte në një institucion shëndetësor privat dhe për fat të keq edhe ai ka ndërruar

Marketing

“Pacientët e shpëtuar janë në numër 12, dhe të gjithë janë mirë. Pacientët e shpëtuar nuk kanë lëndime trupore dhe janë në gjendje të mirë. Kemi 57 pacientë të hospitalizuar, për kontroll kemi 36 pacient dhe fatkeqësisht edhe një viktimë i lindur në vitin 1949”, tha Nuredini.

Marketing