Çështje për mjedisin jetësor nuk ka të bëjë vetëm me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, ajo përfshin disa institucione të cilat duhet të jenë të kyçura në këtë domen. Ligjet tona të tanishme nuk janë aspak të këqinj, janë të mirë. Por, nuk mjafton vetëm të shkruhen, duhet të zbatohen akoma më mirë, konkludoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në debatin ” Mbrojtje juridike e natyrës dhe mjedisit jetësor dhe mbrojtje gjyqësore e së drejtës së mjedisit të shëndetshëm jetësor” në ASHAM.
Ai theksoi se ligjet, të cilat kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, përmirësohen dhe harmonizohen me direktivat e Bashkimit Evropian.
“Megjithatë për çështjen për të cilën sot u debatua, si t’i zbatojmë ligjet, duhet të bashkëpunojmë të gjithë, të gjitha ministritë, inspektorët, ASHAM-i”, theksoi Nuredini.
Ai theksoi se ekziston listë e madhe e BE-direktivave të cilat duhet të shqyrtohen dhe të harmonizohen me ligjet tona.
“Të gjitha ligjet nuk ishin zbatuar njejtë për të gjithë. Sipas meje, ligji u referohet të gjithëve”, theksoi ministri.
Ai potencoi se mori koment sepse Ministria nuk ka mjaft fuqi dhe kapacitet, duke cekur se në të ardhmen duhet të diskutohet për atë se ku është roli dhe përgjegjësia e MMJPH-së.
“Opinioni pret që ne duhet të jemi përgjegjës për gjithçka. Ne jemi përgjegjës për ligjet, por inspektorët i bëjnë kontrollet inspektuese, ndërsa Prokuroria publike më tutje e ndjekë tërë procesin dhe shqyrton nëse ndonjë ligj është shkelur”, tha Nuredini.
Ai theksoi se ata janë këtu që t’i mbështesin të gjithë, por kërkon që edhe mbështetja të kthehet.