Nuredini: Nxënësit shqiptarë u përbuzën nga Lidhja e matematikanëve të Maqedonisë

Gazetari Shpëtim Nuredini në profilin e tij në Facebook ka reaguar për përbuzjen e nxënësve shqiptar nga ana e Lidhjes të matematikanëve të Maqedonisë.

Marketing

Nuredini mes tjerash ka shkruar:

Kjo është pasqyra e shëmtuar para shkollës Shën Klimenti i Ohrit në Butel ku, nxënësit shqiptar u përbuzën nga Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë Сојуз на математичари на Македонија – СММ.

Përkatēsisht, kjo organizatë nuk kishte sjellë teste në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar duke i vënë në një garë të pabarabartë. Për këtë arsye ne prindërit dhe arsimtarët shqiptarë, që shoqëronin fëmijët, vendosëm të tërheqim fëmijët nga gara.
Si prind kërkoj nga Ministria e Arsimit dhe Shkencēs që të rishqyrtojë licencën që i ka dhënë kësaj organizate për të organizuar gara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror, njëkohësisht të liçencojë shoqatat e matematikanëve shqiptar dhe jo vetëm.
Jemi lodhë nga diskriminimet, përbuzja dhe konkurenca jolojale.
Për shkak të një situate të kētillë, fëmijët tanë, edhepse ekselentë, nuk mund të përfitojnë asnjë bursë, as në shkolla të mesme as në fakultete, sepse kusht kryesor për bursa është pjesëmarrja dhe fitimi i ndonjë çmimi në gara të organizuara nga shoqata të liçencuara.
MASh, z.Jeton Shaqiri është rradha jote.