“Mali Sharr dhe Masivi i Korabit si fushë është një nga shtatë pikat e nxehta të identifikuara bashkërisht ku ndikimi i ndryshimeve klimatike paraqet rrezik për sigurinë e popullsisë dhe natyrës. “Aktualisht, në kuadër të projektit të OSBE-së, së bashku me fqinjët tanë Shqipërinë dhe Kosovën, po punojmë në gjetjen e masave të përbashkëta për të trajtuar rreziqet e identifikuara në këtë rezervat natyror”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në fjalimin e tij përmes një video në tryezën e rrumbullakët “Rezistenca Rajonale: Shembuj të bashkëpunimit për sigurinë klimatike nga Evropa Juglindore, Kaukazi Jugor dhe Azia Qendrore, në kuadër të Konferencës së Berlinit për Sigurinë Klimatike (BCSC)”.
Në fjalimin e tij, ministri Nuredini theksoi se kjo nismë e OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) është një hap i madh përpara në bashkimin e agjendave për ruajtjen dhe sigurinë e natyrës, duke e vendosur atë si një nga shembujt e parë të këtij lloji të bashkëpunimit dhe perspektivës ndërsektoriale për rajonin tonë.
“Falë projektit të OSBE-së, ne tani kemi një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rreziqeve që sjellin ndryshimet klimatike për sigurinë në rajonin tonë. Kjo gjithashtu plotëson përpjekjet për ruajtjen e vendit tim. Por puna e vërtetë është përpara neve. Qasja rajonale dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësore për sukses”, tha ai.
Në nëntor, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire në punëtorinë rajonale të OSBE-së në Mavrovë, ku do të diskutohen mundësitë për bashkëpunim si pjesë e aktiviteteve programore, tha ministri Nuredini, duke shtuar se dialogu dhe partneriteti i vazhdueshëm janë të rëndësishëm për të trajtuar spektrin e gjerë të rreziqeve të krijuara nga ndryshimet klimatike. Me këtë rast Nuredini iu referua Konferencës së Palëve të UNFCCC-së (COP27) e cila do të mundësojë forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe të mundësojë përparimin në përshtatjen, zbutjen dhe financimin e klimës, kryesore për trajtimin e spektrit të gjerë të rreziqeve të krijuara nga ndryshimet klimatike.
“Vendimi i Këshillit Ministror të OSBE-së për ndryshimet klimatike që u miratua vitin e kaluar në dhjetor në Stokholm ofron një kornizë të shkëlqyer politike për forcimin e një bashkëpunimi të tillë. Vitin e ardhshëm, vendi im do të kryesojë me OSBE-në dhe ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre në siguri do të jenë pjesë e prioriteteve tona”, tha ministri Nuredini.
Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e projektit rajonal të OSBE-së për ndryshimet klimatike dhe sigurinë që nga fillimi i vitit 2020, i cili incioi bisedimet midis sektorëve të ndryshëm të vendeve pjesëmarrëse dhe fqinjëve për mënyrat për të trajtuar bashkërisht ndryshimet klimatike.