Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, ku u vërtetua mbështetja dhe bashkëpunimi i deritanishem nga Franca si dhe përpjekja për një zhvillim të mëtejshëm të ndihmës dypalëshe me nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim nga fusha e mjedisit.
Siç njoftoi MMJPH, ambasadori Timonie e theksoi gatishmërinë e Francës për mbështetjen e vendin tonë në përmbushjen e kritereve për ruajtjen e Ohrit në listën e UNESCO-s (selia e të cilit është në Paris) si një trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore.
“Gjithashtu, u diskutua edhe për statusin e projektit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit si një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor që do të kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e mjedisit, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Shkupit dhe të gjithë vendit. Përgatitja e dokumentacionit të projektit dhe atij tenderit për këtë projekt, që realizohet me mbështetjen e Qeverisë Franceze, është në fazën përfundimtare, pra duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Realizimi i këtij projekti është i lidhur ngushtë me projektin e financuar nga fondet e IPA-s për ndërtimin e sistemit të kolektorit të Qytetit të Shkupit, i cili filloi në janar 2018 dhe duhet të përfundojë në shkurt 2020”, qëndron në kumtesë.
Ministri Nuredini, nga ana tjetër, falënderoi për mbështetjen që Ministria e merr në vitet e fundit nga Franca dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të rezultojë në realizimin e suksesshëm jo vetëm të këtyre, por edhe të shumë projekteve të tjera të ardhshme.
“Në bisedimet u hap edhe çështja dhe u konfirmua përgatitja e Qeverisë franceze për t’i mbështetur aktivitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Kapitullin 27, përmes përfaqësimit dhe disponueshmërinë së Agjencisë franceze për Zhvillim me seli rajonale në Beograd”, qëndron në kumtesën e MMJPH.