NUREDINI: U siguruan mjete për ndërtimin e kanalizimit fekal në Tearcë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur procedura për dhënien e kontratës për furnizimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin e Tearcës, komuna e Tearcës.

Marketing

Vlera e parashikuar e projektit është 100 308 000,00 denarë dhe mjetet janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2021-2023.

Në buxhetin e Ministrisë, për vitin 2021, janë siguruar mjete për investime kapitale për komunat e Gostivarit, Bogovinës, Tetovës, Dojranit dhe Dellçevës. Për komunën e Dojranit, në rrjedhë është përgatitja e publikimit të shpalljes, ndërsa për komunat e tjera procedurat do të publikohen pasi komunat të paraqesin dokumentacionin e plotë.