Vendi ynë fitoi një zonë të re të njohur nga UNESCO si një pasuri botërore natyrore, pyjet e ahut të Përroit të Thellë si pjesë e Parkut Kombëtarë Mavrova. Gjegjësisht, lokaliteti Përroi i Thellë i masivit malor të Korabit me pyje të ahut të paprekura që karakterizohen me procese natyrore që janë thuajse të paprekura nga njeriu në 100 vitet e fundit njihet si pasuri botërore natyrore e UNESCO-s së pyjeve të ahut antik dhe të lashtë të Karpateve dhe rajoneve të tjera në Europë.
Vendimi për zgjerimin e vendbanimit ekzistues transnacional natyror të pyjeve të ahut në Evropë, u mor nga Komiteti i UNESCO-s e solli në seancën e djeshme të 44-të, të kryesuar nga Fuzhou (Kinë).
Nominimi u inicua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ndërmarrja Publike Parku Kombëtar Mavrovë, dhe është përgatitur me mbështetjen e Institutit të ekologjisë nga Klagenfurt, Austria dhe ekspertët ndërkombëtarë.