Nuri Bajrami është zgjedhur për zv/kryetar i Komisionit për parandalim të korrupsionit, në bazë të principit të lotarisë. Të gjithë anëtarët tërhoqën nga një fletë në të cilën shkruan anëtar, ndërsa Bajrami, e tërhoqi fletën ku shkruan zv/kryetar.
“Kjo me të vërtet ishte rastësi. Tani duhet të fillojmë të punojmë”, ka thënë Bajrami.
Ai do të jetë në këtë pozitë gjashtë muaj, dhe më pas në principin e rotacionit do të zgjidhet anëtar tjetër.
Komisioni në seancën e parë në rend dite e vendosi edhe përzgjedhjen e Bajramit në Komisionin për Antikorrupsion, nëse ka përplasje të interesave në përzgjedhjen, pas informacionit se ai është baxhanak me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.