



Një aksident i pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Kosovë, pasi në të është përfshirë një nuse.
Dasmorët sapo kishin marrë Benz-in luksoz për të shoqëruar nusen me gjithë të mirat.
Por rruga në afërsi të fshatit Gllarevë nuk i shkoi si duhet. Megjithatë për fat nuk pati të lënduar, veç dëme materiale.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Shpresojmë që kjo mos t’i ketë prishur nuses ditën më të lumtur të jetës.