24/11/2024
Ballina Lajme Shqipëri Nusja rreh vjehrrën me bastun, 82-vjeçarja rrëfen tmerrin ka një apel për...

Nusja rreh vjehrrën me bastun, 82-vjeçarja rrëfen tmerrin ka një apel për nuset shqiptare (VIDEO)

https://youtu.be/LX_TOhFi-Eg?si=l_bTQTk0HVqSfn0pb                                              Kjo është Nazmie Buci, 82-vjeçarja nga Shkodra e cila u dhunuar nga 43-vjeçarja, Elmira Buci, nusja e djalit të saj.Nusja, sipas dëshmisë, e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz e moshuara për shkaqe shëndetësore.Policia e Shkodrës ka arrestuar dhunuesen pas denoncimit të këtij rasti.

Ndërkohë e moshuara ka rrëfyer dhunën e përjetuar.

“Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin se lëvizi me shkop pasi jam me ishemi, më ra më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam ikur në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka hedhur ujë edhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, 82 vjeç ajo gjysma ime, çfarë t’i thoja. M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e ka lënë të lagur pak dhe e kam fshirë me shpinë gjithë uji, më ka tërhequr nga këmbët”, tha ajo.

Djali i 82-vjeçares, Ylli Buci, siç e moshuara tregon, pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin. Në vend të kësaj, ai kritikoi nënën se përse është konfliktuar me nusen.

Marketing

“Djali ishte në punë, kur erdhi i tregova, më tha pse u kape me të, ti e di se ajo është..Unë nuk u kapa, po rrija. Djali kur ka ardhur më ka pastruar fytyrën se isha e mbuluar në gjak”, tha ajo.

Ngjarja ndodhi më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë banesës, ishin komshinjtë që pasi e kanë parë shenjat në trupin e saj, kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askënd sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.

“Doja të lajmëroja policinë, por ma kapi telefonin nga dora dhe ma theu”, rrëfeu ajo.

Në fund të rrëfimit, ajo ka një apel për të gjitha nuset.

“Nuseve iu them të jenë me të sjellshme dhe t’i duan vjehrrat se janë si nënat e tyre”, apelon ajo.

Nazmie Buci, mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ajo jetonte prej afro 5 vitesh me djalin dhe nusen. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.