15:12 | 12 Maj 2021
15:12 | 12 Maj 2021
Kupa e Kosovës do të luhet sot mes KF Llapit dhe KF Dukagjinit dhe është mësuar që Genc Nuza do ta drejtojë atë.
Kjo do të jetë hera e pestë që Nuza do të drejtojë një finale të Kupës së Kosovës, raporton lajmi.net.
Finalja e parë që ai kishte refeuar është ndeshja mes Feronikelit dhe Hajvalisë.
Kjo është lista e plotë e finaleve:
2013/14 Feronikeli – Hajvalia
2016/17 Llapi – Besa
2018/19 Feronikeli – Trepça89
2019/20 Prishtina – Balkani
2020/21 Llapi – Dukagjini
Ky është edhe një rekord, pasi Nuza është gjyqtari i vetëm që do të drejtojë 5 finale të Kupës së Kosovës./Lajmi.net/