Nxënësit e arsimit të mesëm mbaruan vitin shkollor, thonë se kishin mungesë të librave

Nxënësit e arsimit të mesëm i dhanë fund vitit shkollor. Vlerësojnë se ishte një vit përplot angazhime rreth mësimeve dhe vështirësi të shumta për shkak të mungesës së librave. Siç thanë nxënësit, mungesë librash kishte thuajse në të gjitha lëndët e drejtimeve profesionale.

“Në përgjithësi s’kemi pas libra. Shumicën e lëndëve s’kemi pas libra. I keni bë fotokopje? Po, fotokopje kemi bë, kur na i kanë dhënë profesorët I kemi bë fotokopje dhe i kemi përcjell mësimet. Nëse kishte pas libra sigurisht që do të ishte më lehtë por ndodhin ato, s’kemi pas”, u shpreh një nxënës.

Marketing

“Kam qenë në teknik juridik, viti shkollor nuk ka qenë aq i lehtë sa e kemi menduar por me mund arrijmë. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë te lëndët profesionale sepse tjerat lëndë I kemi pas të njohura prej në fillore. Drejtësi, komunikim, lëndët profesionale kanë qenë më të rënda. Kemi pas shumë mungesë të librave, gati në çdo lëndë, vetëm pesë ose gjashtë libra I kemi pas, kemi marr shënime dhe i kemi mësuar”, tha një nxënëse.

Pavarësisht vështirësive me të cilat u përballën, nxënësit tashmë kanë nisur planet për aktivitetet gjatë pushimeve verore. Disa do të merren me sport, ndërsa shumë të tjerë me kurse të ndryshme. Një pjesë e nxënësve, me kërkesa për vitin e ardhshëm shkollor.

“Vitin e ardhshëm pushimi të jetë pak më I gjatë. 20 minuta e kemi pushimin të bëhet 30 minuta”, nënvizoi një nxënës.

“Të them të drejtën mirë ishte, edhe me mësimet ishte mirë. Pushimet verore si do ti kaloni? Ose në pushime do të shkoj ose me sport, me basketboll”, tha një tjetër nxënës. .

“Pushimet verore me çka do të merreni, keni ndonjë aktivitet? Po, do të shkoj në kurs për programim”, nënvizoi një nxënës.

Ndryshe nga shkollarët e mesëm, filloristët vitin shkollor do ta përfundojnë më 17 qershor. /Alsat.mk