Nxënësit e Reçicës së Vogël në shtator nisin mësimin në shkollën e re (Foto)

Tashmë çdo gjë është gati dhe në shtator nxënësit e Reçicës së Vogël do të mësojnë në shkollën e re me kushte shumë moderne informon Tetovasot. Ky është një premtim i realizuar i autoriteteve komunale në ndërkohë që sot vetë kryetarja Teuta Arifi me stafin ka vizituar objektin e ri shkollorë të Reçicës së Vogël. Në këtë vizitë ishte edhe kryetari i Degës së Tetovës Florin Besimi.

Marketing

Arifi me këtë rast u shpreh se bashkëbiseduam me banorët dhe strukturat tona, pamë, dëgjuam, kuptuam. “I falenderoj nga zemra për mikpritjen, këshillat dhe sygjerimet”deklaroi Arifi.
Vlen të theksohet se në një kohë rekord kompania nga Tetova NB-Company i ka realizuar punimet pēr ndërtimin e shkollës që nxënësit e Reçicës të nisin mësimin në shtator.