Nxënësit e shkollave në Maqedoni duhet të lëshohen në pushim, kërkon “Megjashi”

Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon të lëshohen fëmijët në pushim dhe të mos lëshohen në çerdhe fëmijët për shkak se për një muaj kemi grimca PM10, mbi 400, 500, 600. “Kemi secilin fëmijë me probleme të frymëmarrjes, me bronkit. Kjo me të vërtetë duhet të ndalohet”, thotë Dragi Zmijanac duke shtuar se Shkupi bëhet dhomë gazi dhe duke bërë apel të ndërmerren masa për problemin e ajrit.

Marketing

Në shumicën e qyteteve në Maqedoni ajri mbrëmë ishte tejet i ndotur. Ajri vazhdon të jetë i ndotur edhe sot në një pjesë të madhe të qyteteve të Maqedonisë. Grimcat e dëmshme PM10 në Gostivar arritën deri në 316 ndërsa në Tetovë 160, që është trefish më shumë nga kufijtë e lejuar. Në Shkup ajrin më të ndotur e thithnin qytetar.. Shkupi përsëri u gjet në vendin e 10-të të qyteteve me ajrin më të ndotur, gjegjësisht në vendin e 7-të.