Nxënësit e shkollave të Komunës së Çairit me suksese të reja

Edhe pse po kalojmë kohë të vështirë pandemike, fëmijët gjithmonë na bëjnë krenar. Sot krytari i Komunës Çair Visar Ganiu shprehu se kishte kënaqësinë dhe nderin të jet nikoqir i nxënësve dhe mentorëve të shkollave fillore të Komunës së Çairit: “Hasan Prishtina”, “Vasil Gllavinov”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit”, të cilët kanë arritur shumë suksese në gara rajonale dhe shtetërore duke marrë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Marketing

Ata triumfuan në fusha të ndryshme biologji, informatikë, gjuhë angleze, astronomi, modelim të anijeve kozmike e muzikë.

Nxënësve, mentorëve të tyre, sikurse edhe drejtorëve të shkollave Kryetari u uroj shumë suksese dhe i përkuj që asnjëherë nuk duhet të largohen nga rruga e diturisë.