Nxënësit e shkollave të mesme nga familjet me të ardhura të ulëta mund të aplikojnë për kompensim për pajisje shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka shpallur thirrjen për aplikime për mbështetje financiare të njëfishtë prej 3.000 denarëve për blerjen e pajisjeve shkollore për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme publike në vitin 2020/2021, të cilët janë nga familje me të ardhura të ulëta, në përputhje me dekretin me fuqi ligjore të miratuar në qershor.Ndihma financiare për artikujt shkollorë, për të cilat mund të aplikohet në 10 ditët e ardhshme, dedikohet për nxënësit më të rritur se 16 vjeç në ditën kur ky dekret hyn në fuqi dhe janë anëtarë të një familje, në të cilën të ardhurat mesatare mujore mbi të gjitha bazat për vitin 2019 nuk janë më të lartë se paga mesatare e paguar për një punonjës për mars të vitit 2020, sipas Entit shtetëror të statistikave.

Marketing

Afati i aplikimit të nxënësve zgjat deri më 17 gusht të vitit 2020 në internet platformën  www.digitalizirajse.mon.gov.mk  ose www.digjitalizohu.mon.gov.mk ose duke dorëzuar dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.