Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm janë më të bindur ndaj respektimit të masave për mbrojtje nga Covid 19, posaçërisht në mbajtjen e maskave.
Mirëpo, siç thonë nxënësit, mbajtja e maskës për 5 ose 7 orë të plota tashmë ka nisur të shkaktoj vështirësi dhe nervozizëm gjatë procesit mësimor. Prandaj, kërkojnë lehtësimin e masave.Heqjen e maskave e kërkojnë edhe mësimdhënësit duke kujtuar se mbajtja e tyre e rregullt është vetëm brenda objekteve shkollore.
Nga Ministria e Shëndetësisë sërish thanë se për momentin nuk shqyrtohet mundësia për heqjen e maskave në shkolla. Ndërkohë, Inspektorati Sanitar Shëndetësor tashmë ka kryer mbi 500 kontrolle në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, për të konfirmuar nëse po respektohen protokollet për mbrojtje nga Covid19 ndërsa deri më tani nuk ka hasur në shkelje.