Nxënësit që s’kanë internet, mësimet do t’i ndjekin në TV

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Mila Carovska ka njoftuar se si do të zhvillohet procesi mësimor me fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor.

Marketing

“Nxënësit që mësojnë në shkollat që nuk kanë qasje në internet do ta ndjekin procesin arsimor në televizion”, theksoi në emisionin “200” në Alsat, ministrja Carovska.

Sipas saj, shkollat ku ka fëmijë që nuk kanë internet apo pajisje IT, ata do të kenë prezantim në televizionin publik TMV5 dhe TVM6.

“Ata do të ndjekin orë nga 15 minuta që janë vendosur edhe në platformë…do të marrin materiale nga arsimtarët në formë të shtypur dhe të njëjtit më pas do të kthehen në shkollë përmes prindërve”, tha ministrja e arsimit, Carovska.