Është bërë e ditur se një tjetër person është nxjerrë i gjallë nga rrënojat dhe ky lajm jep shpresë se të tjerë nën gërmadha mund të jenë gjallë.
Raportohet se një 47-vjeçar është shpëtuar pak momente më parë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Mirëpo, theksohet se gjendja e tij është e rënduar dhe stafi mjekësor po bën gjithçka që të shpëtojnë burrin.
Ai ndodhej prej kaq shumë orësh nën rrënojat e një godine të shembur në Durrës.
Ende nuk është bërë i ditur emri i të mbijetuarit apo identiteti, por e rëndësishme është që bilanci i viktimave të mos rritet