Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër M.T.(59) nga Shkupi.
59-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet rrugëve kompjuterike”.
“Më 06.05.2021, i denoncuari ka komentuar në një publikim të portalit duke shpërndarë dhe promovuar dhunë dhe ka nxitur urrejtje ndaj një grupi dhe individëve”, thuhet në njoftim.