NY Times: Përfshirja e Laporta ishte ‘thelbësore’ për pezullimin e Superligës

Sipas The New York Times, ky bashkëbisedim apo ndërveprim mes dy zyrtarëve ishte vendimtar për pezullimin e Superligës, transmeton lajmi.net.

Sipas burimit, presidenti i Barcelonës paralajmëroi presidentin e La Liga për fillimin e Superligës të enjten, 15 prill, tre ditë para njoftimit zyrtar.

Marketing

Tebas, nga ana e tij, vazhdoi duke paralajmëruar Aleksander Ceferin për lajmet – diçka që e kishte ndihmuar presidentin e UEFA-s të merrte masa kundër krijimit të ESL.

Laporta, megjithatë, mbetet i bindur se Superliga është ‘absolutisht e domosdoshme’ por do të jenë anëtarët e klubit që vendosin nëse do të marrin pjesë në konkursin e propozuar./Lajmi.net/