NYT: Disa qytete në SHBA mund të bëhen më keq se Wuhani ose Lombardia

Nëse shkalla e rritjes së rasteve me koronavirus në zonën metropolitane në Nju Jork vazhdon, do të kemi një shpërthim më të rëndë sesa në Wuhan, Kinë, ose rajonin e Lombardisë të Italisë shkruan prestigjozja Nju Jork Tajms.

Marketing

Artikulli analizon dhe krahëson shifrat e disa shteteve të SHBA, përsa i përket numrit të të prekurve, viktimave dhe tredit që po përjetojnë ato në këto momente krahasuar me situatën e ndodhur në Wuhan dhe Lombardi.

“Ajo që mund të thuhet është se zona e metropolitane në Nj Jork ka pasur më pak sukses në rrafshimin e kurbës, në këtë pikë në shpërthimin e saj, sesa Wuhani apo rajoni i Lombardisë në të njëjtën pikë të shpërthimit. Gjithashtu disa zona të tjera metropolitane amerikane duket se janë në një rrugë të ngjashme”, shkruan Tajms.

Megjithatë në të gjitha këto shtete është bërë thirrje dhe autoritetet po veprojnë për zbatimin e disatancimit social cka pritet të ngadalësojë rritjen e rasteve të reja sipas Nju York Tajms.

Por sipas të dhënave të analizuara, autorët arrijnë në përfundimin se situata në zonën e Nju Jorkut nuk duket premtuese. Shkalla e rritjes së rasteve të reja është shumë më e lartë për numrin e rasteve aktuale sesa ishte në Ëuhan ose Lombardi pasi kishin arritur një numër të ngjashëm rastesh. Zonat e tjera metropolitane, si Detroit dhe Nju Orlins, shquhen si vende ku shpërthimi i koronavirusit mund të përshkallëzohet shpejt pa masa parandaluese. Në të kundërt, zonat e Seattle dhe San Francisco duket se kanë bërë përparim serioz në rrafshimin e kurbës.