Protestuesit janë nisur në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kanë lëshuar edhe sharje e thirrje kundër kreut të PD, Lulzim Basha.
Disa prej thirrjeve të tyre ishin; “Basha ik, Rama ik!”, “O Lulzim o legen prite Salën se po vjen”.
Në këto momente ish-kryeministri Sali Berisha po prin protestuesit në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet edhe shartimi i saj.
Kjo protestë u thirr të shtunën nga Berisha kundër aferës së incerneratorëve dhe vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, në kuadër të nismës “Open Balkan”