Vijojnë “ngacmimet” dhe ironitë përmes rrjeteve sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.Në videon e tij të fundit në Facebook, Basha ka futur në “lojë” edhe kreun e PD, Sali Berisha, duke i kërkuar Ramës që mos e lodhë Doktorin në këtë sfidë pasi është i moshuar dhe 81-vjeç.
“O Rame, ça frikacaku je mor burrë, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vetë në fushë mor burrë, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7×7 = 313, mo Rame“, tha Basha.